Lotët e nënës nga Kamenica që varros djalin 27 vjeçar që i vdiq nga COVID-19

Prishtinë | 03 Gus 2020 | 20:49 | Nga Ekonomia Online

Coronavirusi për çdo ditë po u merr jetën kosovarëve. Kujdesi është mbrojtja më e sigurt.

Vetëm ata që kanë humbur një fëmijë, e kuptojnë zemrën e kësaj nëne.

Nuk ka ndjenjë më të rëndë, për një prind kur lutet për shpirtin e fëmiut të vdekur.

Asgjë tjetër nuk i mbeti kësaj nëne nga Rubofci i Kamenicës, e cila javën që shkoi përcolli për në varr, djalin e saj, Bersant Rahimaj.

Gjithka tjetër është e kotë, kur lutjet drejtuar Allahut, janë i vetmi ngushëllim për familjen që humbi një djalë në moshën 27 vjeçare.

Një djalë i ri që kishte studiuar për arkitekturë, ka projektuar ndryshe të ardhmen.

Por gjithçka iu pre në mes duke lënë të pakurorëzuar me martesë edhe dashurinë që kishte me Vildanen.

Ishte në mesin e këtyre vogëlusheve të shkollës “Dardania” në Prishtinë.

Kush e di sa ëndrra kishte Amar Gjota, nxënësi klasës së katërt.

Por gjithçka mori fund për të me 22 korrik.

13 vjecari nga Prishtina humbi betejën me Covid 19 në një spital në Shkup.

E një jetë tjetër u shua këtu në Prishtinë, ende pa nisur.

Ajo po rritej brenda trupit të nënës nga Gjakova e prekur me COVID 19.

Nëna e re vdiq; duke luftuar deri në fund për jetën e saj dhe të foshnjës që e kishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

Kush e di sa lutje të ngjashme janë bërë këto ditë, kur jeta e njeriut po shuhet kaq shpejt nga ky virus vdekjeprurës.

Kush e di sa jetë do marrin fund nga kjo pandemi që ka përfshi globin.

Tash kur bota ndodhet para një sfide të rendë, me e pakta që duhet të bëjmë është t’u bindemi këshillave të profesionistëve.

Virusi që po vret fëmijë, të rinj e pleq

Virusi që po vret fëmijë, të rinj e pleq

Gepostet von T7 am Montag, 3. August 2020

Të ngjashme