Lufta kundër trafikimit me njerëz, sfidë për institucionet e vendit

Prishtinë | 18 Tet 2016 | 12:37 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës ka bërë punë të shkëlqyeshme në lidhje me luftimin e trafikimit me qeniet njerëzore në vend, por që të gjeturat e raporteve të këtij viti, nuk janë të kënaqshme. Kështu tha ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni, gjatë konferencës për Ditën e BE-së Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Sipas ministrit Hysenit duhet bërë ndryshime denjësore ndaj ndëshkueshmërisë të përfshirë në trafikim, pasi nuk është në shkallën e duhur. Hyseni shtoi gjithashtu se ka një strategji nacionale që është tejet pozitive në këto çështje.

‘’Ndëshkueshmëria e përfshirë në trafikim nuk është në shkallën e duhur, dhe duhet bërë ndryshime denjësore. Është thelbësore gjatë muajve ne vijim. Ta ndryshojmë thelbësisht imazhin në këtë fushë. Është një bos që qëndron prapa lypsarëve, është krim i pastër i organizuar’’, është shprehur Hyseni në konferencën e mbajtur.

Shefja e Zyrës së BE-së për Kosovë Natalya Apostolova, ka thënë se rreth 300 projekte anti-trafikim janë financuar me 150 milionë euro nga Komisioni Evropian.

Ajo ka pohuar se trafikimi me njerëz është një krim i rëndë dhe shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, ku mijëra të rinj çdo vit preken nga ky fenomen.

“Trafikantët shfrytëzojnë cenueshmërinë e personave, të varfrit, konfliktet entike e fatkeqësitë natyrore. Trafikimi është formë e skllavërimit modern, është një industri multi bilionë ku prishen ëndrrat e njerëzve. Ky fenomen e ka prekur edhe Kosovën, këtë e shohim në baza ditore, shohim lypsarë në rrugë, shohim dhunë ndaj të rinjve dhe të rejave. Ne së bashku duhet të luftojmë dhe të kemi vëmendjen drejt këtyre dhe duhet të sigurojmë që çdo viktimë të jetë një i mbijetuar i shëndoshë”.

Në këtë konferencë ishte i pranishëm edhe Presidenti Hashim Thaçi, i cili tha se shumë njerëz anembanë botës janë duke u përballur me këtë fenomen të turpshëm dhe se as Kosova nuk është e përjashtuar prej tij.

“Ky fenomen duhet të parandalohet përmes veprimeve dhe masave konkrete”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se është momenti i duhur që të gjithë të bashkohemi, që të parandalojmë dhe luftojmë këtë krim, në të gjitha format e tij dhe njëkohësisht të bëjmë më shumë për mbrojtjen e viktimave të trafikuara.

Për të pasur sukses në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz, si dhe në sigurimin e ndihmës dhe mbrojtjes së viktimave të trafikuara, presidenti Thaçi ka thënë se patjetër që nevojitet një bashkëpunim i të gjithë mekanizmave dhe autoriteteve në nivelin shtetëror.

Gjatë konferencën ka mbajtur fjalim edhe ambasadori Delaëie, i cili ka vlerësuar që Kosova ka bërë përpjekje në luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore, megjithatë ende mbetet shumë për të plotësuar kriteret ndërkombëtare.

“Ambasada jonë është krenare që po e kryen pjesën e saj te punës. Ne do të dërgojmë pesë zyrtarë në Amerikë për trajnim. Institucionet kosovare duhet të ndërmarrin hapa për ndalimin e kësaj dukurie” ka thënë Delawie.

Ndër të tjera Delawie ka shprehur keqardhje për vitin që shkoi, ngaqë shkalla e zbulimit të viktimave ishte me e ulëta në pesë vitet e fundit, si dhe tha që shpreson që qeveria do të punojë për një strehimore në veri të vendit.

Në këtë konferenë prezantuan edhe një numër i madh i përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile që japin kontribut të vazhdueshëm në luftimin e kësaj dukurie negative.

Kjo konferencë u organizua nga Zyra e Koordinatorit Nacional Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për nderë të Ditës së BE-së Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.
dsc_8773
dsc_8795

Të ngjashme