Matoshi: Aksioni i pastrimit ka kaluar pritshmërinë, u bashkuan numër i madh i qytetarëve

Badoc | 15 Sht 2018 | 13:40 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ushtruese i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi ka përcjell nga afër pastrimin që po bëhet të Liqeni i Badovcit, në kuadër të aksionit “Ta pastojmë Kosovën”, raporton Ekonomia Online.

Matoshi tha se aksioni i pastrimit ka kaluar pritshmërinë, ngase u bashkuan numër i madh i qytetarëve.

“Informacionet i kemi, thuhet se aksioni është duke ecur jashtëzakonisht mirë dhe ka numër të  jashtëzakonshëm të njerëzve që u janë përgjigjur kësaj thirrjeje dhe ka pas një organizim të mrekullueshëm të komunave të bashkësive lokale, fetare të ministrive përgjegjëseve”.

“Aksioni po i tejkalon parashikimet tona që i kemi pasur sepse secili sot e ka marrë shumë seriozisht këtë çështje”, tha Matoshit.

“Ministri i Shëndetësisë kamë informacione se është në përfundim të punës së tij në QKUK dhe gjatë rrugës është edhe ministria e infrastrukturës me të gjitha mekanizmat e vet që është në funksion dhe këtu jemi me vullnetarët e ‘Lets Do It Kosova’ anash liqenit he më pas do vazhdohet në anën tjetër te liqenit”.

“Kryeministri ka qenë në disa takime po ashtu edhe FSK është shumë aktive edhe Kryetari Ahmeti me njerëzit e tij në shumë lokacione të Prishtinës dhe deri me tani nuk kemi asnjë problem te vogël”, shtoi Matoshi.

Luan Hasanaj nga “Lets Do It Kosova, ka apeluar te të gjithë qytetarët që të mos hedhin mbeturina në afërsi të liqenit të Badovcit, ngase siç tha ai nga këtu furnizohen me ujë gjysma e Prishtinës, raporton EO.

“Së shpejti kjo hapësirë këtu do të pajisen me shporta të mira sepse është një projekt i ‘Lets Do It Kosova’ bashkë me ambasadën e Kanadasë që do të filloj nga java e parë. Tetorit poashtu do të organizohet festivali i liqenit, po niset me pastrim dhe do të vazhdoj me aktivitetet të cilat do të qojnë mesazhe për vetëdijesimin e ruajtjes së ujit”.

“Badovci ka qenë gjithmonë pikë që ne kemi organizuar aktivitete dhe nga këtu po iu bëj apel te gjithëve që vijnë këtu që të mos të i lënë mbeturinat këtu sepse prej këtu furnizohemi një pjesë e madhe e Prishtinës dhe nëse e ndotim atëherë do e ndotim shëndetin tonë”, tha ai.

Nxënësit e shkollës “English Language Center”, ishin të pranishëm në liqenin e Badovcit të cilët ndihmuan në mbledhjen e mbeturinave.

Nxënësja Lorisa Olluri tha se vendi është më i bukur pa mbeturina dhe i bëri thirrje qytetarëve të mos ta ndotin ambientin.

“Ne kemi ardhur këtu nga kursi ELC sepse çdo gjë që është e pastër është më e mirë”, tha Olluri.

Nxënësja tjetër, Suara Ismaili, tha se i janë bashkuar aksionit në mënyrë që mos të mbete asnjë vend pa pastruar.

“Kemi ardhur me pastruar ambientin tonë që me pas me i pas të gjithë gjërat në rregull dhe më pas të mos mbushet i tërë shteti ynë me mbeturina”, tha Ismaili.

Të ngjashme