Mbahet akademi përkujtimore për koreografin Bajrami, vlerësohet vepra e tij

Prishtinë | 23 Mar 2018 | 15:10 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Miq e dashamirë të valles dhe muzikës shqiptare, e kanë kujtuar koreografin dhe drejtorin e Shkollës Shqiptare të Vallëzimit “Shota” në Zvicër, Agron Bajrami.

Në akademinë përkujtimore të mbajtur në Prishtinë është vlerësuar lartë vepra e Bajramit.

Haki Mulliqi, tha se Bajrami ka thënë gjurmë në interpretimin e valles shqiptare.

“Agroni punën e bëri me shumë dashuri dhe pasion duke lënë gjurmë të thella në interpretimin e valles shqiptare”.

“Ata që e kanë njohur e dinë se sa i përkushtuar ishte Agroni në angazhimet e tij që të mos dështonte kurrë”.

Ndërsa, gruaja e të ndjerit, Lirie Bajramit, ndonëse fjalë pak, tha se shkolla e vallëzimit në Zvicër do të shënoj 25-vjetorin e themelimit ashtu siç e dëshiroi koreografi, Agron Bajrami.

Ndërsa, miku i Bajramit, Emin Sahiti, tha se ai e ruajti kulturën dhe ua mbolli atë brezave të rinj.

Koreografi dhe drejtori i Shkollës Shqiptare të Vallëzimit “Shota” në Zvicër, Agron Bajrami ka vdekur më 12 mars të këtij viti, pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë.

Agron Bajrami është i lindur në Prishtinë, në vitin 1964. Në kohën sa ka jetuar në Kosovë ai ka qenë anëtar i Ansamblit të Valleve “Shota”, ndërsa me ardhjen në Zvicër ai ka themeluar në vitin 1993  Shkollën e Vallëzimit Shqip “Shota” me seli në Aarau.

Përveç si artist i shquar i valles, Agron Bajrami është marrë edhe me arte pamore dhe me kamerë. Ai ka punuar disa vite si kameraman në një televizion të Zvicrës.

Lexo më shumë:

Të ngjashme