Mediumi amerikan: Shteti më i varfër i Evropës mbetet në terr

Prishtinë | 23 Dhj 2021 | 19:25 | Nga Ekonomia Online

Një prej mediumeve më të njohura amerikane, Bloomberg, ka raportuar për reduktimet e energjisë elektrike në Kosovë, duke përmendur se është shteti më i varfër në Evropë.

Kufizimet e energjisë elektrike në Kosovë pas më shumë se 10 viteve, e kanë bërë kryelajm në mediat ndërkombëtare.

“Shteti i Ballkanit, më i varfëri në Evropë, pritet që të ketë reduktime për dy orë që nga dita e enjte”, kështu e nis raportimin e Bloomberg, ku citohet edhe deklarata e KEDS-it, që u bë të mërkurën.

Ky medium, përmend se sistemi i energjisë së Kosovës është tejmase i mbushur, dhe se nevojitet të kursehet energjia elektrike deri në maksimum.

Sipas Bloomberg, kufizimet vijnë pas rritjes së çmimeve standarde të gazit në Evropë. Rritja e kërkesës globale për qymyr ka rritur gjithashtu çmimet e karburantit fosil më të ndotur.

Mediumi amerikan përmend se kosovarët duhet ta përdorin energjinë më racionale, duke marrë parasysh“prodhimin e pamjaftueshëm të brendshëm për të mbuluar konsumin dhe krizën globale të energjisë”, tha menaxheri i rrjetit të Kosovës në një deklaratë.

Vlen të përmendet se Kosova është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që ka nisur reduktimet energjetike.

Po ashtu, dy shtete të tjera, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, në muajin nëntor shpallën krizë energjetike, por institucionet kosovare nuk e kanë bërë një gjë të tillë ende zyrtarisht.

Kosova, është një prej vendeve më të pasura në Evropë më thëngjill, megjithatë, Qeveria aktuale po preferon që ta ruaj mjedisin, në vend se t’i furnizojë qytetarët me energji elektrike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme