Mehaj: ShBA mbështetë me ekspertizë tranzicionin e FSK-së

Prishtinë | 29 Gus 2022 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin me ekspertizë të lartë profesionale, tranzicionin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës e Sigurisë së Kosovës.

Ai ka pritur në takim ekipin e Institutit për Qeverisje të Sigurisë (ISG) nga SHBA të kryesuar nga Keith Dunn, të cilët sot vazhdojnë ciklin e radhës të këshillëdhënies njëjavore në Ministrinë e Mbrojtjes.

“Me këtë rast, edhe njëherë u shpreha mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për punën e tyre në mbështetjen e Ministrisë sonë të Mbrojtjes për hartimin e duhur të politikave, procesin e planifikimit dhe instrumentet tjera të nevojshëm për realizimin efektiv të procesit të tranzicionit dhe zhvillimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”.

“Me ekspertët amerikanë do të vazhdojmë suksesshëm edhe më intenzivisht drejtë realizimit të vizionit tonë”.

Të ngjashme