Memli Krasniqi për Kolë Berishën: Pjesën më të madhe të jetës ia dedikoi shtetndërtimit të Kosovës

Prishtinë | 29 Gus 2021 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas vdekjes së ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berishës.

Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se shpreh mirënjohje e respekt për punën e të ndjerit, i cili pjesën më të madhe ia dedikoi shtetndërtimit të Kosovës.

Shkrimi i tij i plotë:

Në këtë ditë të ndarjes së tij nga jeta, shpreh mirënjohje e respekt për punën shumëvjeçare të ish Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha, i cili pjesën më të gjatë të jetës së tij ia dedikoi demokratizimit dhe shtetndërtimit të Kosovës.

Ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëveprimtarëve të tij!

Të ngjashme