Mërgimtari prizrenas dënohet me mbi 1,600 euro duke shkuar në Gjermani, mori suxhuk e djathë me vete

Prishtinë | 30 Pri 2022 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Një mërgimtar nga qyteti i Prizrenit i cili ishte nisur drejt Gjermanisë, ka rrëfyer përvojën e tij jo aq të këndshme që i ka ndodhur në kufi me Kroacinë.

I njëjti person ka marrë me vete suxhuk e djathë, me ç’rast është dënuar 1680 euro.

Pas kësaj gjobe, mërgimtari nga Prizreni iu ka apeluar të tjerëve që të mos bartin me vete produkte ushqimore në mjetet e tyre, ngase mund të dënohen.

“I kisha lut edhe tjerët, mos të gabojnë me marrë se shumë dënime ekstreme”, tha Krasniqi për Televizionin e Prizrenit.

Të ngjashme