Meteorologët paralajmërojnë për sot shi në Kosovë

Prishtinë | 02 Pri 2019 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Siç ka paralajmëruar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, java e parë e muajit prill do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, diell, vranësira dhe reshje shiu.

Gjatë ditës se sotme pritet të mbajë moti i kthjellët dhe me diell gjatë pjesës së parë të ditës, por nga orët e vona pritet fuqizim i masave ajrore, të cilat parashihen të krijojnë kushte për vranësira të dendura, të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu.

Në fushat termike priten ndryshime, ku minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

Të ngjashme