Miftaraj kritikon institucionet vendore për mos reagim ndaj akuzave të Vuçiqit dhe Nikiqit për krime lufte në Kosovë

Prishtinë | 05 Jan 2021 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka kritikuar institucionet e Kosovës për mos reagim ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Slavko Nikiq pjesëtar i lartë i MUP-it serb, të cilët kanë akuzuar njëri-tjetrin për krime lufte ndaj popullatës shqiptare.

Tutje, Miftaraj tha se nëse kjo aferë do të ndodhte me liderë të Kosovës, Serbia do të informonte Këshillin e Sigurimit dhe siç tha ai do të ishte në të gjitha lajmet e botës e sponsorizuar nga politikanët serb.

“Reagimi i institucioneve në Kosovë i barabartë me ZERO! S’po e kuptoj a kanë frikë ndaj Aleksandër Vuçiq, apo është heshtje e blerë apo shantazhuar. Nëse aferë e tillë do të ndodhte me liderë të Kosovës, do të informohej Këshilli i Sigurimit, do të ishte në të gjitha lajmet e botës e sponsorizuar nga politikanët serb”, ka shkruar ai.

Ai theksoi se në Kosovë maksimumi që politikanët bëjnë për poena partiakë janë fotot me familjarë të viktimave të luftës.

“Në Kosovë politika vazhdon me amnistinë nga Vuçiqit dhe krimeve që kanë ndodh në Kosovë. Në Kosovë maksimumi që politikanët bëjnë për poena partiakë janë fotot me familjarë të viktimave të luftës. Në ndërkohë, liderët institucional në Kosovë në dy javët e fundit kanë qenë të zënë duke sharë dhe mallkuar Shqipërinë dhe njëri – tjetrin. Politikë anemike, politikë klienteliste, politikë kundër viktimave të krimeve të luftës, politike për interesa personale”, ka shkruar ndër të tjera, Miftaraj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme