Ministri dhe komandanti i FSK-së bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Rugova dhe në Prekaz

Prishtinë | 17 Shk 2018 | 13:00 | Nga

Me rastin e Festës Jubilare, 10 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, sot ministri i FSK-së, Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant, Rrahman Rama, kanë homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, në Prishtinë, transmeton Ekonomia Online.

Përmes një komunikate, ministra e FSK-së bën të ditur se Berisha dhe Rama kanë bërë homazhe edhe në Prekaz.

Sipas komunikatës, ministri Berisha ka thënë se homazhet i kanë bërë për të nderuar kontributin e secilit që ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“Në kudër të manifestimit  të  10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, shënimin e kësaj dite ne  e filluam  me homazhet në Prekaz,  vazhduam këtu me homazhet te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova. Këto janë homazhe për të nderuar kontributin e madh të tyre, që secilin në mënyrën e vet e ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Berisha.

Të ngjashme