Ministri i MPMS-së takon shefin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Prishtinë | 01 Nën 2017 | 18:13 | Nga

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica priti sot në një takim njoftues shefin e zyrës së UNICEF në Kosovë  Brandão Có. Në këtë takim Ministri Reçica falënderoi  Có për bashkëpunimin dhe mbështetjen e UNICEF dhënë Qeverisë së Kosovës, posaçërisht MPMS.

Có përgëzoi Ministrin Reçica për detyrën e marrë dhe shprehu gatishmërinë në bashkëpunimin e mëtejmë në mes të UNICEF dhe MPMS.  Có u përqendrua tek angazhimi i tyre në hulumtimin e rishikimit të skemave sociale dhe kërkoi që ky hulumtim i realizuar të diskutohet në nivelin teknik dhe profesional me MPMS.

Ministri Reçica siguroi Có për përkushtimin e MPMS dhe shprehi gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar edhe më tej me UNICEF në projektet e përbashkëta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme