Rruga Mitrovicë – Leposaviç do të lirohet për qarkullim sot

Prishtinë | 16 Gus 2018 | 11:56 | Nga

Rruga Mitrovicë- Leposavic, e bllokuar nga rrëshqitja e dheut, pritet të lirohet sot për qarkullim.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Infrastrukturës në një komunikatë për media.

“Rruga Mitrovicë – Leposaviç, loakcioni “Kërshi i Dudës” mbrëmë ka ndodhur një rrëshqitje e masivit të dheut dhe erodime të gurëve, nga të cilat për pasojë është shkaktuar edhe bllokimi i të njëjtës”.

“Ministria e Infrastrukturës, me të marrë informatat e para për këtë situatë, ka reagurar, fillimisht në bashkëpunim më Policinë e Kosovës, ka ndërprerë levizjen e pjesëmarrësve në komunikacion në ketë pjesë, për të parandaluar ndonjë aksident dhe poashu ka nxjerrë në teren kompaninë e mirëmbajtjes, e cila është duke e bërë sanimin e kësaj situate dhe në bazë të informatave të fundit nga tereni, rruga M 22.3 do të jetë e qarkullueshme në pasditen e sotme”.

“Ministria e Infrastrukturës ka ndërmarrë poashtu edhe hapa të tjerë që të mos përsërtitet situata e njëjtë, duke vendosur elemente të parafabrikuara (masa të betonit) që do të parandalojnë rrëshqitjen në të ardhmen”, thuhet në komunikatë, transmeton Ekonomia Online.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme