Mjekët po ikin nga Kosova, protestojnë specializantët

Prishtinë | 02 Dhj 2021 | 09:39 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Numër i madh i specializantëve kanë protestuar të enjten para Administratës Qendrore të QKUK-së, raporton Ekonomia Online.

Protesta vjen si rezultat i mospërgjigjes ndaj kërkesave të specializantëve drejtuar ministrisë së Shëndetësisë e Qeverisë.

Ata kanë kërkuar specializime të rregullta e pagesën e kujdestarive.

Nol Smajli, specializant i Gjinekologjisë, tha se kërkesat a tyre janë bazike dhe të realizueshme.

Sipas tij, kërkesë për tu larguar nga Kosova kanë bërë 150 mjekë dhe se 167 specializantë veç se janë në proces të ikjes.

“Po kemi probleme të shumta, diskriminime të shumta. Jemi drejtuar qe një vit me kërkesa të ndryshme ndaj Qeverisë me na zgjidh këto probleme. 600 specializantë me vetë financim kërkojmë kalim të rregullt, paga të rregullta dhe problemi është që kujdestaritë nuk po na paguhen”.

“Ne tash e 8 muaj marrim subvencione dha kanë disfavore dhe nuk paguhen Covid shtesat. Mbajnë kujdestari pa pagesë. Diskriminim është te gratë shtatzëna të cilat nuk paguhen me 70% pagës. Kanë qenë të përjashtim edhe kolegët tanë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja”.

“Na e dimë trendin e ikjes mjekëve 150 mjekë drejt perëndimit. 167 specializantë janë proces ikjes për jetë ma të mirë. Na jena e ardhmja e sistemit shëndetësor me përqendrua fokusin te ne me i dëgjuar hallet tona. Shteti i Kosovës duhet neve me na pas prioritet sepse ka me pas mungesë specialistëve. Është momenti i fundit kur duhet me reflektuar shteti. Ne do të insistojmë përndryshe janë shumë arsye pse po ikin kolegët”.

Uran Halimi, specializantë i Kirurgjisë Orale, tha se nëse vazhdohet kështu brenda 5 vjetësh do të kolapsojë sistemi shëndetësor.

Tutje Halimi theksoi se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre protesta do të vazhdojë edhe të hënën.

“Pakënaqësitë e tona kanë filluar që nga fillimi i specializimit. Kemi filluar me kërkesa zyrtare në ministrinë e shëndetësisë. Nga Qeveria e ministria jemi injoruar”.

“Ne kemi vazhduar për peticione por nuk kanë shkuar në veshin e duhur dhe si pasojë e neglizhencës kemi vendosur që të organizojmë këtë marsh protestues. Janë 178 specializante që kanë ikur. Është e pamundur një specializantë të mbahet familjen me këtë pagë. Ne duam pagë të dinjitetshme dhe të kujdestarive”.

“Janë 5 milion euro më pak tash. Sipas një hulumtimi Kosova ka 85 specialistë. Edhe këta që jem jemi pak. Na mendojmë që sistemi shëndetësor do të kolapsoj brenda 5 vjetëve. Ne do të vazhdojmë protestat edhe të hënën dhe bojkote deri në realizimin e kërkesave tona”.

Specializantët do të protestojnë edhe para Qeverisë së Kosovës.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme