MKRS-ja investon 50 mijë euro në dy fusha sportive në Mushnikovë të Prizrenit

Prizren | 20 Maj 2020 | 13:23 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi në vazhdën e vizitës në Prizren ka qëndruar në fshatin Mushnikovë, e shoqëruar nga ministrja e Pushtetit Lokal Emilia Rexhepi dhe nga kryetari Mytaher Haskuka.

Në këtë fshat kjo ministri do të investojë 50 mijë euro në dy fusha sportive, raporton Ekonomia Online.

Dumoshi gjatë vizitën në lokacionin ku do të bëhen ndërtimin e fushës së basketbollit dhe futsallit, tha pas planit të bërë nga inxhinierët e ministrisë dhe komunës do të fillojnë këto projekte.

“Këtu jemi në Mushnikovë për të investuar në  dy fusha sportive, infrastruktura bazike veç është shumë shpejtë do të merremi me rregullimin për basketboll dhe futsall, në tribina në dysheme si dhe rrethojën”.

Poashtu edhe ministrja e Pushteti Lokal Emilia Rexhepi u shpreh se këto projekte kanë rëndësi për banorët e kësaj ane.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se ky fshat është vend i bukur për investime dhe është mundësi e mirë edhe për nxënësit e këtij fshatin ta shfrytëzojnë, raporton EO.

“Jemi këtu në fshatin Mushnikovë për të dy fusha sportive për basketboll dhe futsall, është vend i bukur për investime edhe shkolla është afër besoj edhe nxënësit mund ta shfrytëzojnë”.

Të ngjashme