Moti në Kosovë

Prishtinë | 24 Dhj 2019 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Për sot parashikohen vranësira, erë, ditën edhe intervale me diell ndërsa në mbrëmje priten kthjellime.

Temperaturat minimale do të zbresin nga +6C në -1C, e maksimalet do të luhaten nga 5C deri në 8C.

Nën kushtet meteorologjike, me erëra të mjaftueshme, vlerat e cilësisë së ajrit do të mbesin në të mira dhe mesatare, por nga dita e martë, kohë pas kohe mund të kalojnë edhe në të pashëndetshme.

Cikloni që ka depërtuar mbi rajon, ditëve të para të javës do të mbetet prezent mbi rajon, ku do të diktojë mot të ndryshueshëm, kohë pas kohe me reshje shiu.

Ndërkohë, nga veriu i kontinentit do të shtrihen masa të ftohta ajrore që sjellin rënie të temperaturave, e nga mesi i javës mund të kushtëzojnë reshje të përziera shiu dhe bore edhe në vise të ulëta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme