Moti për këtë javë

Prishtinë | 11 Shk 2019 | 08:18 | Nga Ekonomia Online

Në Kosovës gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe herë-herë me reshje shiu dhe bore.

Reshjet, pasditen e së hënës, do ta përfshijnë gjithë territorin.“Më tej, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik, të cilat vijnë nga pjesa veriperëndimore e Kontinentit, duke ndikuar në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstrem”.

“Minimalet parashihen të ulën deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri në 13 gradë Celsius (ditën e hënë)”, shkruhet më tej në komunikatën e dërguar nga Instituti Meteorologjik i Kosovës.

Përgjithësisht nga dita e marte, parashihen temperatura të ulëta të cilat u përgjigjen mesatareve të muajit.“Kjo situatë e ndryshueshme meteorologjike do të ndikoj pozitivisht në përmirësimin e cilësisë së ajrit”, shkruhet më tej në komunikatën e dërguar nga Instituti Meteorologjik i Kosovës.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme