Motoçiklisti që u godit nga vetura në Veternik kishte vetëm 19 vjet

Prishtinë | 04 Kor 2022 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në Veternik, ku i vdekur ka mbetur ngasësi i një motoçiklete pasi u godit nga një veturë.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë për Express se viktima është i moshës 19-vjeçar.

Lidhur me rastin detaje janë dhënë detaje edhe në raportin 24-orësh, ku thuhet se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Të ngjashme