Myftiu Tërnava priti në takim ambasadorin e ri të Hungarisë

Prishtinë | 11 Nën 2020 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava priti në takim ambasadorin e ri të Hungarisë, Jozsef Bencze.

Fillimisht duke i dëshiruar mirëseardhje ambasadorit Bencze, shprehu mirënjohjen e Kryesisë së BIRK-ut për mbështetjen e vazhdueshme që Hungaria i ka dhënë dhe po i jep popullit dhe vendit tonë, duke specifikuar
theksuar se marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë duhet të shtrihen edhe më shumë në fushën të bashkëpunimit reciprok e sidomos në aspektin e rimëkëmbjes së ekonomisë nga pandemia e shkaktuar nga virusi Covid-19. Myftiu Tërnava njohu ambasadorin Bencze mbi historinë, punën dhe aktivitetin që bënë BIRK-u. Ai po ashtu njoftoi se Kryesia e BIRK-ut është në vazhdimësi ka ndërmarr masat konform udhëzimeve dhe rekomandimeve të organeve shtetërore që bashkërisht sa më lehtë të tejkalohet kjo pandemi.

Nga ana e tij ambasadori Jozsef Bencze, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen duke vlerësuar dhe çmuar punën të cilën po e bënë që Kosova të jetë një ambient i qetë dhe stabil ku të komunitetet fetare jetojnë në tolerancë, harmoni dhe respekt të ndërsjellë.

Në fund ambasadoriBencze siguroi Myftiun Tërnava se Hungaria do të vazhdojë ta mbështesë edhe më tej agjendën e integrimit euro perëndimor të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme