Ndërron jetë humanisti gjilanas, Ruzhdi Bunjaku

Prishtinë | 06 Nën 2018 | 09:42 | Nga Ekonomia Online
Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë humanisti gjilanas, Ruzhdi Bunjaku.

Ruzhdi Bunjaku i cili jetonte dhe vepronte në Zvicër, kishte ndërtuar disa shtëpi për familjet skamnore në komunën e Gjilanit.

Po ashtu, Bunjaku kishte siguruar edhe donacione nga të huajt për t’i ndihmuar familjet në nevojë, transmeton lajmi.net.

Ai ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e qytetit të Gjilanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme