100 vjet nga themelimi i “Xhemijet”, vlerësohet vepra e Nexhip e Ferat Dragës dhe Aqif Blytës

Prishtinë | 11 Shk 2019 | 12:50 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nën patronazhin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është mbajtur akademi për 100-vjetorin e organizatës politike “Xhemijet” (Bashkimi) ku figurat kryesore të kësaj periudhe ishin Nexhip Draga, Aqif Blyta, dhe Ferat Draga.

Këshilltari i presidentit të Kosovës, Ismajl Syla, tha se periudha mes dy luftërave botërore ishte periudha më e vështirë për Kosovën.

“Tri janë arsyet themelore për organizimin e kësaj akademia; vënia në spikamë e shtypjes së popullit shqiptar; kundërvënia me mjete parlamentarë, vënia në spikamë e politikës kolonizuese përmes reformës agrare”.

“Përkundër padrejtësive e historike që kanë qenë reflektim, rezistenca e trojeve shqiptare që mbetën jashtë Shqipërisë në konferencën e Londrës nuk u ndalen asnjëherë. Periudha mes dy luftërave botërore ishte më e ashpër për Kosovën”.

“Viti 2019 Hashim Thaçi e ka shpallur vit të NATO-s. Në themelin historik të Kosovës janë pikat e veprimit rezistentë, Lidhja e Prizrenit, qëndresa e komandantit Shaban Polluzha, protestat e viteve 80-ta dhe në fund UÇK-ja”.

Profesor Nexhmedin Spahiu, Ferat Dragajn e ka cilësuar si një nga politikanët më të zhdërvjelltë që populli shqiptar ka pasur, raporton EO.

“Për zotësinë e tij e binda në literaturën serbë ku aty përshkruhet si një nga armiqtë më të mëdhenj të Jugosllavisë. Organizata ‘Xhemijet’ nuk e përfshinte veç Kosovën, por edhe Sanxhakun dhe Maqedoninë”, tha i.

Kryetari këshillit Nacional Boshnjak, Sylejman Uglanin, tha se populli i Sanxhakut, Kosovës dhe Maqedonisë i kanë borxh Ferat Dragajt, vizionin e mençurisë së tij.

“Ferat Draga ka qenë njëri i madh, i merituar dhe politikan i mençur. Populli i Sanxhakut dhe Maqedonisë ja kanë borxh vizionin e mençurisë së tij”, tha ai.

Të ngjashme