Në Ditën Botërore të Popullsisë kërkohet kujdes më i madh për nënat dhe foshnjat

Prishtinë | 12 Kor 2019 | 11:28 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e Ditës Botërore të Popullsisë u diskutua për rëndësinë e çështjeve të popullsisë siç janë ; planifikimi familjar, barazia gjinore, varfëria, shëndeti i nënave dhe të drejtat e njeriut, raporton Ekonomia Online.

Fokusi i këtij diskutimi ishte shëndeti i nënave dhe foshnjave, ndihma nga grave në procesin e lindjes, vdekshmëria e foshnjave dhe luftimi i kancerit.

Drejtoresha e Fondit për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA), Aynabat Annamuhamedova, tha se duhet punuar më shumë për t’i ndihmuar gratë në lindje dhe foshnjat.

Ajo tha se duhet bërë më shumë edhe në parandalimin e dhunës, që është prezentë më shumë se kurrë.

“Këtë vit shënojmë 50-vjetorin e formimit të UNFPA-së në OKB , 25- vjetorin e mbajtjes së Konferencës Ndërkombëtare për Popullsi dhe 20- vjetorin e UNFPA-së në Kosovë. Qëllimet kryesore janë t’i ndihmojmë gratë në lindje dhe foshnjat , ku duhet të punojmë më shumë. Po ashtu duhet të luftojmë edhe dhunën e cila është shumë aktuale në vendet e botës. Për mua është shumë e rëndësishme që vijë në këtë shtet , edhe pse ka shumë sfida, por shoh të rinj që kanë ambicie”, tha ajo.

Kryetarja e Komisionit për shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, Besa Batiu, një prej sfidave më të mëdha të shëndetësisë kosovare është përmirësimi i gjendjes shëndetësore të nënave dhe fëmijëve.

“Kjo datë ka një arsye shumë të veçantë sepse edhe ne si shtet po festojmë 20-vjetorin e çlirimit. Një prej sfidave më të mëdha të shëndetësisë kosovare është përmirësimi i gjendjes shëndetësore të nënave dhe fëmijëve. Në ketë drejtim duhet të punojmë rreth zvogëlimit të vdekshmërisë të foshnjave dhe nënave”, tha ajo, raporton EO.

Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi, tha se me angazhim profesional po synohet të zbulohet kancerin në fazë të hershme.

“Me angazhim profesional synojmë të zbulojmë kancerin në fazë të hershme dhe synojmë të kemi rini të shëndetshme. Sigurisht të gjitha këto synime kërkojnë kohë dhe bashkëpunim së bashku. Shpresoj ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe të arrijmë synimet tona”, tha ai, raporton EO.

Ky diskutim u organizua nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA).

Të ngjashme