Në fund të marsit Projektligji për të Pagjeturit dorëzohet në Kuvend

Prishtinë | 30 Jan 2019 | 12:56 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra Burimore për Personat e Zhdukur (QBPZh) ka mbajtur tryezën “Çështja e personave të zhdukur -sfidat rreth identifikimit, situata aktuale në morgun e Prishtinës dhe planet për të ardhmen”.

Këshilltari i kryeministrit, Ramush Haradinaj, Jahja Lluka nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit tha se kjo çështje është prioritet i delegacionit në bisedimet me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

“Gjithçka është e shkruar në letër se çka kërkojmë ne nga Serbia. Tema e të pagjeturve ka me qenë prioritet i delegacionit këtë e kanë thënë edhe Fatmir Limaj e të tjerët. Për Qeverinë e Kosovës prioritet kanë familjarët”.

“Kjo është nder temat më të dhimbshme, kjo çështje është temë në veti dhe me shumë probleme sepse ne si Qeveri nuk mund ta zgjedhim të vetëm këtë problem. Nuk është kryer puna nga EULEX-i”.

“Ne kemi marrëdhëniet të mira edhe me ambasadat dhe të gjithë ata që duan ta ndihmojnë Kosovën janë të mirëseardhur. Ne kemi marr kompetencat, jemi shtet dhe duhet të sillemi si të tillë”.

Ai tha se janë diku rreth 300 trupa që janë në morg kjo sipas tij, është përgjegjësi e Instituti të Mjekësisë Ligjore.  

“Është siguruar një pjesë e varrezave në Dragodan dhe ata të gjithë që nuk kanë të bëjnë me luftën e fundit nuk duhet të qëndrojnë në morg dhe janë rreth diku 300 trupa”.

“Njerëzit tonë në Institutin e Mjekësisë Ligjore ose do ta kryejnë punën ose do të shkojnë në shtëpi. Nga java tjetër edhe komisioni qeveritar do t’i rrit kapacitetet e veta me disa personalitete që janë marr edhe më herët me personat e zhdukur”.

Lluka ka thënë se deri në fund të marsit Projektligji për të pagjeturit do të vijë në Kuvend, raporton EO.

“Ne nuk e qojmë projektligjin e as koncept-dokumentin në parlament pa e diskutuar me ju. Vitin e kaluar janë hapur edhe 12 lokacione. Se shpejti do të kemi edhe informacionin edhe të radarit tokësor”.

Ndërkaq drejtuar një zyrtare të EULEX-it Lluka ka akuzuar se kanë dashur të mbajnë të hapur rastin e Gjakovës për çështje politike.

“Për çështje politike, pse dikujt i ka konvenuar keni dashtë me mbajt të hapur rastin e Gjakovës. Shumë e raste i kanë mbajt të mbyllura në ‘fijok’”.

Bajram Qerkinaj, drejtor i Qendrës Burimore për të Pagjetur, ka shprehur shqetësim për moskthimin e trupave te familjarwt.

“Në e dimë që identifikim që po varrim klasik nëpër komuna është numër i madh. Ka trupa të cilët dihen kush janë dhe nuk ju kthehen familjareve, ka trupa që janë të luftës së dytë botërore. Është shumë çudi që nuk po dorëzohen”, tha ai.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për të Pagjetur Prenk Gjetaj tha se morgu duhet të pastrohet prej atyre që nuk janë viktima të luftës së fundit.

“Ne nuk kemi arsye që mbetjet mortore të luftës së dytë botërore të mbahen në morg. Ne e kemi gjetë lokacionin dhe kurdo që i intereson ajo çështje mund të veprojnë. Duhet të trajtohet një strategji ku shqyrtohen edhe praktikat e vendeve të tjera. Problemi i morgut do të zgjidhet me një plan të veçantë”.

Valon Hyseni, antropolog në Institutin e Mjekësisë Ligjore, tha se lidhur me morgun do të merren kompetencat nga EULEX-i, raporton EO.

“Në fund të vitit të kaluar është bërë një grip punues që do ti merr kompetencat nga EULEX-i për punën e morgut. Ne kemi filluar punën në morg ku çdo ditë punohet”, tha ai.

Të ngjashme