Në Kaçanik nuk ka raste të reja me Coronavirus

Prishtinë | 05 Maj 2020 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Shtabi emergjent i komunës së Kaçanikut në mbledhjen e rregullt të mbajtur, ka konfirmuar se nuk ka raste të reja të konfirmuara me virusin COVID-19, dhe se deri me tani numri i të infektuarave është shtatë, ndërsa dy nga ta tashmë janë shëruar, duke rezultuar negativ në testet e tyre. Po ashtu janë testuar edhe 28 persona të tjerë, të cilët kanë rezultuar negativ.

“Takimin e udhëhoqi kryetari Besim Ilazi, njëherësh kryesues i këtij shtabi, i cili falënderoi qytetarët për maturinë dhe kujdesin e treguar këto ditë, që ka rezultuar me mbajtjen e situatës së pandemisë nën kontroll.
Ndërkohë nënkryetari i komunës Ylber Bajra tha se kemi pranuar një vendim nga Ministria e Shëndetësisë, ku liria e lëvizjes tani do të jetë 3 orë, një orë e gjysmë para dite dhe një orë e gjysmë pas dite.

Në këtë takim ishin edhe përfaqësues nga niveli qendror: Bajram Gecaj, zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Fatbardha Emini-Halabaku zëvendësministre në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, të cilët përgëzuan institucionet komunale për punën dhe angazhimin e tyre në menaxhimin e situatës nga pandemia”, thuhet në njoftimin për media.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal Kemajl Murseli, shprehu sërish brengën e tij për gjendjen e rënduar ekonomike si dhe shprehu edhe disa shqetësime të tjera.

“Siç u theksua edhe nga kryetari gjendja në komunën tonë nuk është edhe e mirë në aspektin ekonomik sepse nevojat e qytetarëve janë tejet të mëdha dhe po ashtu ata kanë edhe shqetësime sepse shpesh herë vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë po dalin Anti-Kushtetuese sa i përket Lirisë së Lëvizjes. MAPL duhet të shqyrtoj lejimin e punës së kuvendit sepse mendoj se janë plotësuar kushtet të mbahen seancat e kuvendit dhe të bëhet shqyrtimi i ligjshmërisë së akteve të kuvendit. Përveç pandemisë ne kemi edhe shqetësime tjera dhe sa i përket punës së pezullimit të aktiviteteve të prokurimit nga ana e OSHP-së. Kërkojë nga niveli qendror të bëjnë vendime të ligjshme dhe të mos krijojnë huti tek qytetarët” tha Murseli.

Në takim u kërkua që sa më parë të zbatohet pakoja emergjente, ndërsa u bë e ditur se deri më tani janë shpërndarë mbi 2 mijë pako ushqimorë për familjet nga shtabi komunal dhe nga donator të ndryshëm, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq dhe administratorët e lagjeve urbane dhe fshatrave. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme