Në kushte të vështira, ekipet e mirëmbajtjes sanuan defektin në Bardh të Madh

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, pas një pune të vështirë, kanë arritur ta sanojnë defektin në fshatin Bardh i Madh i Obiliqit, raporton Ekonomia Online.

KRU “Prishtina”, përmes një komunikate për medie, ka bërë të ditur se punëtorët kanë punuar në kushte të jashtëzakonshme dhe tejet të vështira.

“Pas një pune tejet të vështirë, në kushte të jashtëzakonshme, me punë të pandërprerë që nga dita e djeshme ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit sapo sanuan defektin në gypin e ujit në fshatin Bardh i Madh të komunës së Fushë Kosovës. Falënderime të panumërta për vullnetin dhe punën e shkëlqyeshme për punëtorët tanë, për heronjtë e kësaj periudhe tejet të vështirë”, thuhet në komunikatë.

KRU “Prishtina” bënë të ditur se furnizimi me ujë iu rikthye konsumatorëve të Bardhit të Madh.

Të ngjashme