Në “Prishtina Lexon” fëmijëve iu bashkohen mjekët, zjarrfikësit dhe gazetarët

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 10:57 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të ditëve festive në Prishtinë me rastin e 20-vjetorit të çlirimit ka filluar edhe aktiviteti “Prishtina Lexon”, raporton Ekonomia Online.

Aktiviteti u mbajt në sheshin “Zahir Pajaziti” ku u mblodhën shumë fëmijë nga qyteti i Prishtinës për të lexuar.

Vlora Ademi organizatore “Social creadivity” tha se si organizatë janë përzgjedhur nga komuna e Prishtinës për organizimin e festivalit “Prishtina Lexon”.

“Tashmë ka disa minuta që festivali “Prishtina lexon” organizohet në bashkëpunim me komunën e Prishtinës dhe disa organizata. Prej orës 10 deri në ora 13:00 kemi lexime me personazhe të ndryshëm që këtë vit dallojnë, nuk ka me pasë politikan që do të lexojnë për fëmijë, do të kemi zjarrfikës, mjek, polic, kështu që kemi aktivitete më pastaj prej orës 15:00 deri orën 16:00 do të ndahen çmime për lexuesit e vitit nga biblioteka “Hivzi Sylejmani”, prej orës 16:00 deri në ora 23:00 fillojnë aktivitetet për të rritur” tha Ademi, raporton EO.

Adrian Berisha, asamblist në komunën e Prishtinës, tha se këto aktivitete po organizohen në kuadër të muajit 20/20.

“Sot kemi filluar aktivitetin e 3-të për këtë muaj 20/ 20 siç e kemi quajtur ne. Sot jemi me “Prishtina Lexon” ashtu siç po e shihni sot janë formuar 6 kënde të leximit, ku do të lexojnë personazhe të ndryshme ashtu si mjek, zjarrfikës, polic për fëmijët. Fatkeqësisht moti nuk është në favorin tonë, por po shihet qe ka interesim dhe shpresojmë se do të kalojmë shumë mirë” tha  ai.

 Ngjashëm si në vitin e kaluar për organizimin e festivalit “Prishtina Lexon” prapë janë bërë bashkë institucione dhe organizata joqeveritare, përkatësisht Komuna e Prishtinës, ETEA, Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, SOS Fshatrat e Fëmijëve, Termokiss, Libraria Dukagjini, Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës, Aleanca Franceze, Social Creativity, Kino Armata dhe Virtual Sophists, si dhe institucionet edukativo-arsimore të zonave urbane dhe rurale. 

Si rrjedhojë e këtij bashkëpunimi të gjerë, “Prishtina Lexon” këtë vit organizohet gjatë gjithë ditës me aktivitete të shumta, por me e veçanta është se këtë vit aktivitetet i dedikohen fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve, duke potencuar idenë e përbashkët se libri i përket të gjitha grupmoshave. 

Ky aktivitet do të zgjasë deri në orën 23:00, por e veçanta e këtij aktiviteti do të jetë edhe pjesëmarrja në lexim e zjarrfikësve, mjekëve, gazetarëve dhe profesionistë të ndryshëm që i janë bashkuar fëmijëve.

Ky organizim është bërë nga komuna e Prishtinës bashkë me organizatat joqeveritare.

Të ngjashme