Në Spitalin e Pejës 11 pacientë me Coronavirus janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Prishtinë | 12 Gus 2020 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 63 pacientë me COVID-19, prej tyre 39 pacientë janë me oksigjenoterapi, ndërsa 11 të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

7 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

“Aktualisht po trajtohen 63 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 39 pacientë janë me oksigjenoterapi, 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile”.

Nga personeli i Spitalit 5 mjekë, 16 infermierë dhe 3 punëtorë nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 210 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme