Në trevjetorin e vdekjes bëhen homazhe te varri i Astrit Deharit

Prishtinë | 05 Nën 2019 | 09:58 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për nder të tre vjetorit të vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari janë bërë homazhe te varri i tij në Zllatar, raporton Ekonomia Online.

Glauk Konjufca, anëtar i Kryesisë së Vetëvendosjes, u shpreh se kjo parti asnjëherë nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për Astrit Dehari.

 “Jemi mbledhur këtu për ta nderuar Astrit Deharit. Ky nderin që po bëhet në kohën e një ekspertize që tregon që Astriti nuk ka vdekur aksidentalisht, por ky është një krim”.

“Astriti është bërë simbol për drejtësi simbol i popullit tonë për drejtësi. Astriti u kthyer nga Zvicra për të kontribuar. Vetëvendosje kurrë nuk do të ndalët së kërkuari drejtësi”.

Avni Dehari, babai i Astritit ka falënderuar të pranishmit për mbështetjen, raporton EO.

“Në emër të Xhemiles dhe Artës ju falënderoj përzemërsisht për mbështetjen që po na bëni”.

Më 5 nëntor 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, vdiq aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Për nder të trevjetorit të vdekjes së tij gjatë ditës do të mbahet edhe këto aktivitete:

10:00 – Drejtoritë e Shëndetësisë ne Prizren, Mitrovicë dhe Vushtrri, ofrojnë shërbime mjekësore për familjet e varfëra;

12:00 – Marshi “Një popull për Drejtësi”;

14:00 – Në Prizren mbahet aktivitet përkujtimor te murali i aktivistit Astrit Deharit, te ndërtesa e Drejtorisë së Financave. Do të ndezim qirinj dhe vendosim kurora lulesh nga ora 14:00, deri në orën 15:00, në kohën kur edhe ka ndodhur vrasja e Astritit në burgun e Prizrenit;

14:00 – Dhurimi i gjakut – Në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje, vendoset një ekip mobil i transfuzionit të gjakut, për te gjithë ata që janë të interesuar të dhurojnë gjak në mënyrë vullnetare.

Të ngjashme