Në UBT diskutohet për diplomacinë dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare

Prishtinë | 23 Tet 2017 | 18:25 | Nga

Në kuadër të sesionit të ligjëratave që do të mbahen për studentët e UBT-së, të organizuara në bashkëpunim me Shoqatën e Miqësisë Franko-Shqiptare, po ligjërojnë ekspertë e profesorë nga Franca, të cilët po shpalosin rolin dhe misionin e tyre në Kosovë.

Me këtë rast, për studentët e Fakultetin Juridik, Shkenca Politike dhe Media e Komunikim është mbajtur ligjërata me temë “Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Diplomacia në Kosovë”.

Në kuadër të kësaj teme, kryetari i Shoqatës Franko-Shqiptare, Tahir Shabani ka thënë se Kosova duhet të formojë ekipe profesionale të përbëra nga specialistë të fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare, në mënyrë që të ecin përpara e të bëhet anëtarësimi në organizatat kryesore ndërkombëtare.

Tutje, Tahiri tha se shoqata që ai drejton ka kontribuar vazhdimisht në aktivitete konkrete në arenën ndërkombëtare, teksa shtoi se si shtet i ri Kosova duhet të jetë në planet ose agjendat rajonale dhe më gjerë.

“Kosova ka shumë vështirësi në këtë aspekt, por duhet gjithsesi të krijohen kanale ose mundësi për lobimin gjithëpërfshirës të vendit. Kjo do të thotë që Kosova duhet të përfshihet në çdo aktivitet ndërkombëtar, përfshirë në fushën e sportit, politikës, kulturës etj”, ka thënë Tahiri.

Profesori Fabrice Robeaux me këtë rast ka thënë se organizatat ndërkombëtare duhet të sjellin vizionin e tyre në Kosovë, si dhe në anën tjetër në vend duhet të krijohen organizata të huaja jo qeveritare sepse është e rëndësishme në aspektin e integrimit të të rinjve të vendit në aktivitetet që ato përfaqësojnë.

Derisa, profesoresha Valeria Joumier, ndër të tjera, ka thënë se imazhi i Kosovës është shumë më i mirë në realitet nga ajo se çfarë raportohet në media ndërkombëtare. Ajo tha se vendi duhet të punojë shumë në këtë drejtim, ngaqë imazhi i një vendi është i një rëndësie të veçantë.

UBT dhe Shoqata Franko-Shqiptare ka thelluar bashkëpunimin në shumë aspekte, teksa në kuadër të këtij bashkëpunimi po hartohen edhe projekte të përbashkëta.

Image may contain: 4 people, people sitting and indoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme