Nesër e pasnesër në Kosovë kryesisht mot i vranët e me intervale me diell

Prishtinë | 02 Jan 2020 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë nesër e pasnesër, më datë 3 dhe 4 janar të vitit 2020.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-4gradë Celsius”, thuhet në njoftim, transmeton Koha.net.

IHMK-ja thotë se do të fryjë erë nga drejtimi i veriut me shpejtësi 1-6m/s.

“Kushtet biometeorologjike të motit do të jenë relativisht të mira, pasi që cilësia e ajrit do të jetë relativisht e mirë, por do të ketë periudha kur cilësia e ajrit do të shënojë vlera të pashëndetshme”, përfundon njoftimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme