Nesër protestë me moton “Asnjë cent më shumë”: KEDS-it po i rritet fitimi, e qytetarëve po iu vështirësohet jetesa

Prishtinë | 24 Shk 2022 | 11:29 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupe të shoqërisë civile kanë ftuar protestë nesër kundër shtrenjtimin e energjisë elektrike, e cila fillon në ora 12:00, raporton Ekonomia Online.

Aktivistja e shoqërisë civile Liridona Sijarina, ka bërë ftesën për protestë.

Protesta do të jetë me moton: Asnjë cent më shumë.

“Sot, ne ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës të na bashkohen në protestë kundër shtrenjtimit të rrymës, nesër, e premte, duke filluar nga ora 12:00. Protesta nisë te sheshi ‘Zahir Pajaziti’ dhe përfundon te ndërtesa e Qeverisë”, ka thënë Sijarina.

Sijarina tha se i kanë dy kërkesa në protestën e nesërme.

“E para është anulimi i vendimit të ZRrE-së për tërheqjen e blloktarifave, dhe e dyta nacionalizimi i KEDS-it për zgjidhje afatgjatë për problemin me energji që e kemi”.

Ajo tha se e vetmja kategori e dëmtuar janë qytetarët që po e mbajnë mbi supe barrën e shtrenjtimit të energjisë elektrike, ndërsa bizneset dhe Qeveria po përfitojnë.

“Me vendimin e ZRRE të hyrat maksimale për kompaninë private KEDS shkojnë në 447 milionë euro. Kësaj kompanie po i rritet fitimi vit pas viti ndërsa qytetarëve po i vështirësohen kushtet e jetesës. Në gjithë këtë lojë  Qeveria e Kosovës është pozicionuar në krahët e kompanisë private”, tha ajo.

Të ngjashme