Një 17 vjeçar tentoi të vetëvritej, policia e shpëtoi te Liqeni i Batllavës

Prishtinë | 17 Maj 2020 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Një 17 vjeçar mbrëmë ka tentuar të vetëvritej afër Liqenit të Batllavës, por pas një kërkimi intenziv në një zonë mjaft të gjerë malore-kodrinore dhe në fshat, ai është gjetur nga zyrtarët policor.

Zëdhënës i Policisë Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se me datën 16 maj rreth orës 21:30 Policia në Podujevë ka pranuar një informacion se një person mashkull kosovar është larguar nga shtëpia.

“Familjarë të tij dhe njësitet relevante policore përfshirë edhe ato të specializuara kanë filluar një kërkim intenziv në një zonë mjaft të gjerë malore-kodrinore dhe në fshat ku dyshohej se viktima mund të gjendej”, ka deklaruar ai./GE

Sipas tij, pas disa orë kërkimesh nga njësitet policore ai është gjetur shëndosh e mirë.

Pas disa orë kërkimesh nga njësitet policore, rreth orës 02:00 pas mesnate, të datës 17.05.2020, viktima është gjetur shëndosh e mirë. Është njoftuar edhe prokurori kompetent , përderisa viktimës iu është ofruar edhe tretman mjekësor sipas nevojës për të vazhduar trajtimi i mëtejme i rastit nga njësitet kompetente”, ka thënë Hoxha.

Të ngjashme