Një djalë dhe një vajzë raportohen si të zhdukur

Prishtinë | 15 Nën 2019 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Në raportin 24 orësh të Policisë janë raportuar dy raste të zhdukjeve. Një vajzë nga Pomazatini i Fushë Kosovës ka dal nga shtëpia që nga 1 nëntori dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rastin në Polici e ka paraqitur dje nëna e saj.

Ndërsa rasti tjetër është nga Pleshina e Ferizajt ku babai ka raportuar në Polici se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Policia është duke hetuar këto dy raste.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme