Një lis u rrëzua edhe te Muzeu, nuk ka të lënduar

Prishtinë | 06 Qer 2022 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Përveç në Pejton, erërat e forta kanë rrëzuar një dru edhe në rrugën afër Muzeut në Prishtinë.

Sipas informatave të deritanishme nga rrëzimi i këtij druri, fatmirësisht, asnjë person nuk ka pësuar lëndime.

Pamjet nga ky incident i ka publikuar gazetari i RTK-së, Xhymret Veliu, duke thënë se në kohën kur u rrëzua lisi nuk ka pasur asnjë kalimtar aty afër.

“Isha dëshmitar kur u rrëzua ky lis përballë muzeut në Prishtinë, fatmirësisht nuk pati kalimtar në atë moment, por lisi kish qenë tërësisht pa rrënjë, ia kishin betonuar rrënjët”, ka shkruar Veliu.

Të ngjashme