Numër i madh i qenve endacakë në Vranjefc

Prishtinë | 13 Nën 2021 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Qentë endacakë vazhdojnë të jenë një prej problemeve kryesore të kryeqytetit.

Me një problem të tillë përballen edhe banorët e lagjes “Kodra e Trimave”.

Lexues të Gazetës Express kanë dërguar një video ku shihen dhjetëra qen nëpër rrugë.

Ndryshe, gjatë muajve të fundit, disa herë qytetarët kanë raportuar se janë sulmuar nga qentë endacakë. Zgjidhja e këtij problem ka qenë pjesë e pothuajse të gjitha programeve të kandidatëve për kryetar të komunave në këto zgjedhje.

Të ngjashme