OSBE e përkushtuar të vazhdojë bashkëpunimin për fuqizimin e institucioneve

Prishtinë | 24 Tet 2016 | 16:48 | Nga

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, priti në takim Shefin e Misionit të OSBE-së, Ambasadorin Jan Braathu.

Zëvendëskryeministri Kuçi falënderoi për kontributin e tij të mëparshëm si Ambasador i Norvegjisë në thellimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, si dhe e uroi Ambasadorin Braathu për rolin e tij të ri si Shef i OSBE-së me synim mbështetjen e zhvillimit demokratik të vendit.

Zëvendëskryeministri Kuçi theksoi se bashkëpunimi me OSBE-në është qenësor në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke përfshirë edhe mbrojtjen e të drejtave pronësore të grave dhe komuniteteve jo-shumicë.

Nga ana e tij,  Braathu është shprehur i përkushtuar që të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë për fuqizimin e institucioneve të vendit në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme