Osmani: Dëshmorët e UÇK-së i vunë themelet e shtetit, nderimi për ta s’është i mjaftueshëm

Marinë | 30 Pri 2021 | 09:55 | Nga Erdonit Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e vendit Vjosa Osmani bashkë me kryetarin e Skenderajt Bekim Jasharin kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast ajo ka thënë se dëshmorët e UÇK-së vunë themelet e shtetit, prandaj edhe nderimi për ta nuk është i mjaftueshëm asnjëherë.

“Sot sërish së bashku me kryetarin e Skenderajt po nderojmë heroizmin e të gjithë dëshmorëve të UÇK-së, atyre që e bënë themelet e shtetit tonë dhe dhanë më të shtrenjtën e tyre në mbrojtjen e atdheut”.

“Kurrë nuk është e mjaftueshme për të treguar nderimin tonë për ta. Prandaj sot e bëjmë këtë nderim dhe përkujtojmë heroizmin e tyre. Lavdi të gjithë heronjve të kombit tonë.

Përderisa kryetari i Skenderajt Bekim Jashari, tha se vetëm të bashkuar mund të bashkuar mund të ndërtohet vendi dhe të jetësohet amaneti i dëshmorëve.

“Ne sot nderuam të kaluarën tonë me shumë vuajtje dhe sakrificë aq sa e dhimbshme edhe krenare. Një ideal brez pas brezi”.

“Pra këtë amanet të dëshmorëve mund ta realizojmë vetëm të bashkuar dhe duke ndërtuar vendin tonë”.

Fillimisht Osamni e Jashari kanë vizituar Kullën e Ilaz Kodrës.

Të ngjashme