Osmani i ndan medaljen “Urdhri i Pavarësisë”, familjes së Ismet Rracit

Prishtinë | 23 Dhj 2020 | 20:25 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka dekoruar me medaljen “Urdhrin e Pavarësisë, ish kryetarin e ndjerë të Klinës, Ismet Rraci.

Dekoratën e pranuan familja e Rracit, të cilin Osmani e quajti patriot i devotshëm.

“Sot, pata nderin që t’ia ndaj familjes së Ismet Rracit Urdhrin e Pavarësisë, i cili i është akorduar atij pikërisht më 23 dhjetor 2004 nga presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Ai i është dorëzuar sot familjes duke u mbështetur në vendimin e presidentit Rugova të para 16 viteve.
Urdhri i Pavarësisë u jepet personave që kanë dhënë kontribut të lartë për pavarësinë e Kosovës”, tha ajo.

“Ismet Rraci ishte patriot i devotshëm dhe kryetar i komunës së Klinës, themelues dhe drejtues i LDK-së në komunë. Ai u vra më 24 prill 2001”, shtoi ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme