Osmani me ish-presidentët vizitojnë “Shtëpinë e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova”

Prishtinë | 24 Maj 2021 | 13:16 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja Vjosa Osmani së bashku me ish-presidentët Sejdiu, Pacolli dhe Jahjaga kanë vizituar Muzeun “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”, raporton Ekonomia Online.

Vizita u realizua me rastin e Ditës së Presidentit e që është përvjetori i zgjedhjeve të para të mbajtura me 24 maj të viti 1992.

Presidentja Osmani tha se kjo shtëpi ka impakt të madh në historinë e Kosovës.

“Erdhëm ta vizitojmë shtëpinë e pavarësisë shtëpinë që i dedikohet përpjekjeve epokale tejet të mëdha që kulmuan me shpallen e shtetit të pavarur të Kosovës përpjekje të udhëhequra nga presidenti Ibrahim Rugova të cilat ndodhën në këtë hapësirë të vogël, por që impaktin e kishte të madh”.

“Së bashku me tre presidentët pamë që nga dëmi i madh qe forcat serbe ia kishin bërë kësaj shtëpie në vitin 1999 kishte mbetur vetëm një fotografi e presidentit por falë miqve të tij janë ruajtur shumë fotografi të cilat dëshmojnë se çfarë punë është bërë në këtë shtëpi duke dërgua mesazhin e fuqishëm të luftës së drejtë të popullit të Kosovës për liri”.

Ndërsa, ish-presidenti Fatmir Sejdiu, tha se ky është objekti që ka qenë baza e të gjitha aktiviteteve të ndërtimit të shtetësisë së Kosovës.

“Ka qenë selia e shoqatës së shkrimtarëve pjesa që është themeluar LDK-ja dhe në këtë hapësirë kanë kryer veprimtarinë e tyre. Nuk ka ndodh asnjë lajm që të jetë lajm i rrejshëm. Kanë qenë 2000 informator ditor që kanë siguruar vetveten dhe kanë dhënë lajmin. Komunikimi i brendshëm ka qenë shumë i rëndësishëm”.

“Shumica e lajmeve që kanë shkuar kanë qenë për Qeverinë e Kosovës. Presidenti Rugova nuk ka pasur mundësi të lëviz kanë qenë disa lojëra politike. Ishte e domosdoshme të ecim përtej në atë vizion për ta bërë shtetin e pavarur të Kosovës. Andaj janë ngjarje të dhimbshme. Mos i harroni njerëzit sepse kanë dhënë jetën. Urime dita e pavarësisë së presidentit”.

Ish-presidenti Behgjet Pacolli, ka thënë se duhet të bëhet një muze për të treguar gjenocidin që është bërë në Kosovë, raporton EO.

“Viteve të 90 është hapur një muze në Ruanda. Unë kam pasur mundësinë që të montoj një video me njerëz të kohës dhe të barti materiale prej këtu. Dhe është gjenocidi në Ruanda, në Bosnje dhe Kosovë. Është një video që gjithmonë lëviz”.

“…kisha dashur që ne këtu në Kosovë të mos harrojmë por me donacione të bëjmë një muze për atë çka ndodhur në Kosovë sepse ka ndodhur një gjenocid i vërtetë. Jam i bindur që këtu është vetëm një pjesë e vogël e asaj që ka ndodhur. Një lutje për president të mos rrinë duarkryq por të punojnë”.

Fillimisht Osmani e shoqëruar nga paraardhësit ka bërë homazhe te lapidari i ish-presidentit Rugova në sheshin që mban emrin e tij në Prishtinë.

LEXONI EDHE:

No description available.
No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme