Pacolli për Selimin: Do ta kalojë këtë sfidë

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 08:19 | Nga Ekonomia Online

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi që iu është konfirmuar aktakuza deputetit Rexhep Selimi.

Pacolli në Facebook ka thënë se është krenar që e njeh Selimin dhe e ka shok.

Ai thotë se me krenari dhe burrërisht, kreu i deputetëve të LVV-së do ta kalojë këtë sfidë.

“Po lexoj lajmin se Rexhep Selimi, miku im, është akuzuar nga prokuroria e Gjykatës Speciale. Jam krenar që e njoh dhe kam marrëdhënie miqësore me Rexhën. Rexha, me krenari dhe burrërisht do ta kaloj edhe këtë sfidë. Si më parë, unë do të qëndroj stoik pas tij”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme