Parashikimi i motit gjatë vikendit në Kosovë

Prishtinë | 10 Jan 2020 | 18:04 | Nga Ekonomia Online

Parashikimi i motit gjatë vikendit në Kosovës kryesisht do të jetë i ftohtë, me temperatura nga -5 gradë celsius deri në +6 gradë.

Këtë e ka bërët të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës të cilët kanë njoftuar se të shtunën dhe të dielën moti kryesisht do të jetë i ftohtë, por se dielli nuk do të mungoj gjatë dy ditëve.

Sipas institutit, vranësirat më të theksuara paraqiten ditën e shtune.

“Në mëngjes do të ketë ngrica dhe mjegull të lehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. Reshje shiu nuk parashihet të ketë, përpos riga të dobëta dhe të izoluara në disa pjesë të vendit, kryesisht në jug dhe juglindje. Bazuar në këtë situatë meteorologjike ditën e premte cilësia e ajrit do të jetë në vlerat e pashëndetshme, derisa të shtunën pritet përmirësim i vogël”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme