Për nëntë muaj janë identifikuar 11 të trafikuar e janë arrestuar 59 persona të dyshuar

Prishtinë | 19 Tet 2020 | 10:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka mbajtur një ceremoni solemne me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast ministri Agim Veliu, tha se ka rënia të rasteve të trafikimit, kjo falë punës dhe angazhimit të institucioneve përgjegjëse.

Ai ka bërë të ditur se Policia e Kosovës nga janari deri ne shtator ka arritur që të identifikojë 11 viktima të trafikimit, ka arrestuar 59 persona dhe ka paraqitur 18 kallëzime penale.

“Duhet të shtohet përpjeke kundër trafikimit të qenieve njerëzore. MBP si bartëse e këtij procesi është duke punuar në hartimin e strategjisë dhe planit të veprimit në bazë të rekomandimeve nga ShBA-ja dhe BE-ja”.

“Në Kosovë ka rënia të rasteve të trafikimit me njerëz. Por duhet të reagojmë më ashpër ndaj kësaj dukurie që të dënohet atë që bëjnë krime dhe të rehabilitohet të trafikuarit”.

“Policia e Kosovës përgjatë muajit janar-shtator ka identifikuar 11 të trafikuar, janë arrestuar 59 të dyshuar të trafikimit dhe ka paraqitur 18 kallëzime penale.  2.5 milionë njerëz janë të prekur nga trafikimi”.

Ndërsa, shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, në shënimin e Ditës Evropiane Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore ka kërkuar që të përmirësohet zbatimi i legjislacionit për viktimat e krimit.

“Për fat të keq sistemi aktual në Kosovë nuk siguron asistencë të vazhdueshme për OJQ-të që kanë nevojë për t’u ofruar mbrojtje viktimave. Duhet t’i kemi në dispozicion politikat, asistencat, shërbimet për t’i ndihmuar viktimat. Legjislacioni i Kosovës është i harmonizuar me BE-në por zbatimi duhet të përmirësohet, veçanërisht sa i përket identifikimit të viktimave, duke ofruar asistencë dhe mbështetje dhe duke rritur hetimet e kryesve të veprave”, tha ai.

Të ngjashme