Personat me nevoja të veçanta të diskriminuar dhe përjashtuar nga shoqëria

Prishtinë | 03 Dhj 2019 | 14:29 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata “Handikos” ka shënuar 3 Dhjetorin – Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara me moton “Promovimi i pjesëmarrjes dhe lidershipit të personave me aftësi të kufizuara”, raporton Ekonomi Online.

Konferencën e hapi Eldin Gashi nga grupi i fëmijëve “Hëna”, i cili tha se të jesh fëmijë me aftësi të kufizuar do të thotë të ballafaqohesh me shumë sfida.

Gashi kërkoi nga institucionet e vendit që të zbatojnë të drejtat e gjithë personave me aftësi të kufizuar.

“Faleminderit që keni gjet kohë me qenë pjesë e konferencës sonë. Të jesh fëmijë me aftësi të kufizuar në Kosovës ballafaqohesh me shumë barriera në jetën shoqërore, duke marrë parasysh se sa të diskriminuar ke qenë në shkollë, nga shokët etj. Për të tejkaluar këto barriera në kuadër të Handikos kemi bërë një grup Hëna, që ka mision garantimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar. Bëjmë thirrje të zbatohen të drejtat tona”, tha ai.

Drejtori i HANDIKOS-it, Afrim Maliqi, ka deklaruar se edhe ky vit nuk i ka përmbushur të drejtat e personave me aftësi kufizuar.

“Kjo ditë fokusohet në ngritjen e vetëdijes. Ende nuk është arritur krijimin mundësive të barabarta sikur për qytetarët tjerë. Ka mungesa të shumta, si shëndetësore, rehabilituese. Strategjia nacionale thekson se gjendja e tanishme e personave me aftësi të kufizuar nuk përmbush të drejtat e tyre”

Maliqi ka bërë të ditur shkaktarët kryesor që ia mundëson personave në fjalë mos integrimin në shoqëri.

Sipas tij, është diskriminimi, infrastruktura e paqasshme dhe legjislacioni, ku për këtë të fundit Maliqi theksoi se nuk po i merr për bazë të drejtat e tyre.

“Raporti do të publikohet së shpejti në krahasim mes Kosovës dhe vendeve tjera sa i përket qasjes dhe mundësive për personat me aftësi kufizuar. 3 shkaktarët që shkaktojnë mospjesëmarrjen e tyre në shoqëri, diskriminimi nga shoqëria, infrastruktura e paqasshme, legjislacioni ose nuk i merr për baza të drejtat ose nuk i zbaton ato. E drejtë dhe jo nevojë për personat me aftëzi të kufizuar. Kanë të drejtë të marrin pjesë në sport, politik që ti tregojnë vlerat e tyre në shoqëri”, tha ai.

James Mugaju nga UNICEF-i, deklaroi se personat me aftësi të kufizuar në Kosovë janë të diskriminuar dhe përjashtuar nga shoqëria.

Mugaju njoftoi se UNICEF-i po punon për të drejtat e personave gjithëpërfshirjen shoqërore

“E kemi të njohur se personat me aftësi të kufizuar kanë qenë të përjashtuar sa i përket rolit të tyre në shoqëri, politikë apo edhe fusha të caktuara. Janë komplekse dhe më shumë aspekte, përfshirë stigmën, kornizës ligjore dhe infrastrukturore. Personat me aftësi të kufizuar nga kanë qasje nëpër shkollat apo institucione tjera. Si UNICEF ne qëndrojmë në pozicionin e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave për gjithëpërfshirje shoqërore e veçanërisht për personat me aftësi të kufizuara. Në shoqëri secila pjesë të jetë e përfshirë në aspektin shoqëror, ne përkrahim të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

“UNICEF bën thirrje që të respektohet konventa dhe të bëhen veprime të duhura në aspektin e gjithëpërfshirës në shoqëri, kulturor. Të gjitha ndërtesat publike duhet të jenë të qasshme për personat me aftësi të kufizuara, aty iu jepet mundësi që ti ndihmojnë. Avokojmë për arsim gjithëpërfshirës, duhet të sigurohemi se çdo shkollë të jetë në gjendje të zhvilloj format e të mësuarit, që e merr parasysh formën e zhvillimit të çdo fëmije.

“Porosia kryesore është se ne po avokojmë për zbatimin e plotë të konventës ndërkombëtare për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Duam të ngrisim vetëdijen qe shoqëria të jetë me e saktë në ketë drejtim”, përfundoi ai.

Dren Kuka nga Drejtoria për Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, potencoi se Komuna e Prishtinës nuk ka punuar mjaftueshëm për personat me aftësi të kufizuar.

Kuka ka njoftuar se komuna është duke punuar me platformën “Prishtina është e secilit” e cila do të ndihmojë avancimin e komuniteteve të ndryshme në kryeqytet.

“Ndihem i pakënaqur me ndihmën që kemi ofruar. Pasi ky komunitet ballafaqohet me sfida të shumta. Përkundër vështirësive jeta është me e vështirë për dikë që nuk sheh, nuk lëviz, apo për cfardo arsye është më i ndryshëm se të tjerët. Ne kemi punuar një platformë “Prishtina është i secilit” që ka për qëllim avancimin e komuniteteve që janë të përjashtuar apo edhe të rrezikuar të shoqërisë sonë. Nga 2021 e tutje mirëqenie sociale ta ketë një trajtim me të veçantë, duke filluar nga buxheti i cili është shumë keq 1.05-1.08% e buxhetit. Pastaj infrastrukturën e duhur ligjore, u shpreh Kuka.

Melita Kabashi nga organizata “Save dhe Children”, theksoi se Kosova është në fazat fillestare të vetëdijesimit dhe gjithëpërfshirjes. Sipas saj ende ekzistojnë paragjykime si dhe mungesa e integrimit.

“Arsimi në të ardhmen të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe fëmijët të marrin fondet qe i nevojiten dhe mbështetjen qoftë në arsim apo edhe shërbimet e tjera. Duke ditur se vetëm 10% e fëmijëve marrin shërbime në Kosovë. Janë bërë hapa por s’janë të mjaftueshëm, jemi në fazat fillestare. Mungesa e mjeteve të vazhdueshme për këtë kategori, mungesa e vetëdijes ende sfidë sa i përket paragjykimeve”, ka thënë Kabashi.

Qazim Gashi përfaqësues i Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, njoftoj që se shpejti do të ndahet buxheti në gjithë komunat për personat me aftësi të kufizuara.

“Nuk është bërë mjaftë por nuk mund te themi se nuk është bërë asgjë. 15% e popullatës në mbrojtje sociale janë të mbuluar nga buxhetin Kosovës. Çdo herë po punojmë për të hartuar standardet dhe legjislacionet. 41 organizata joqeveritare dhe 1200 individ janë të licencuar nga ministria. Ministria jonë ka ndarë edhe grande ku kanë përfituar organizatat joqeveritare. Do ta ketë buxhetin e vet secili person me aftësi të kufizuar për të gjithë komunat”, u shpreh Gashi.

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara është iniciuar nga Kombet e Bashkuara që nga vitit 1992, më qëllim të ngritjes së vetëdijes për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në jetën politike, ekonomike, sociale dhe kulturore.

Të ngjashme