Përurohet Qendra “LIBART” dhe Biblioteka Qarkulluese

Prishtinë | 16 Kor 2020 | 16:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nga sot të rinjve kosovarë iu shtua një qendër e re rekreacioni në të cilën do të zhvillohen aktivitete të përjavshme e që në thelb kanë kultivimin e kulturës së leximit, dhe një bibliotekë me bazë ideore nga Suedia që synon ngritjen e cilësisë në sistemin arsimor të Kosovës.

Nën tingujt e muzikës dhe poetikës, organizata ETEA bëri hapjen e Qendrës për Edukim dhe Kulturë “Libart” në bashkëpunim me bibliotekën “Hivzi Sulejmani” dhe Komunën e Prishtinës si dhe “Bibliotekës Qarkulluese me strategjitë e lexim-kuptimit” si produkt i përbashket me The Library Project Kosova dhe GIZ Kosovo.

Për të shënuar këtë datë, çdoherë duke respektuar rekomandimet e institucioneve gjegjëse, u mblodhën një numër i vogël i bashkëpunëtorëve që kontribuuan në krijimin e kësaj hapësire edukative e kulturore.

Drejtori i Organizatës ETEA, Agon Ahmeti në një fjalë rasti tregoi se për krijimin e qendrës LIBART, i kanë marrë parasysh hulumtimet, konsultat me bibliotekën “Hizvi Sulejmani” dhe Komunën e Prishtinës. Po ashtu, ai tha se ideja e tillë ka ardhë duke parë mungesën e aktiviteteve në biblioteka. Ndër të tjera, Ahmeti tregoi se nëse vazhdon kjo gjendje, Qendra LIBART do të vazhdojë aktivitetet edhe virtulaisht dhe duke respektuar gjithnjë rekomandimet.

Agon Ahmetaj drejtor i organizatës “Etea”, tha se në mungesë të aktiviteteve u kanë mundësuar lexuesve një bibliotekë të tillë.

“Qendra ‘Libart’ i ka marrë disa hulumtime dhe konsulta me drejtoritë për mungesën e aktiviteteve dhe kështu që kemi ardhur në një ide që mendoj se kemi bërë diçka”.

“Diçka që është e veçantë është se do të ketë ngritje të leximit dhe se do të bëhet biblioteka lexuese që mendoj se këtu çalojnë këtu pak të rinjtë”, tha ai

Fatime Mehmetaj shefe e Bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, tha se kjo bibliotekë në mungesë të mjeteve nuk kishte pasur aktivitete të ndryshme.

“Unë mendoj që vet fakti se kur kemi filluar me aktivitet të leximit ka ndryshuar ambienti dhe unë besoj se kjo qendër do të ketë shumë aktivitete”.

“Në mungesë të fondeve dhe mjeteve nuk kemi pasur mundësi që të kemi aktivitete të tilla, por që në bashkëpunim me qendrën Librat mund të kemi aktivitete të leximit”, u shpreh ajo.

Përfaqësuesja e GIZ-it Gjerman në Kosovë, Zana Dobruna, e cila është edhe eksperte e arsimit në këtë institucion, u shpreh se në emër të qeverisë gjermane, kanë mbështetur arsimin në Kosovë tash e 10 vite. Dobruna shtoi se po përpiqen ta bëjnë ndryshimin e paradigmës prej të mësuarit përmendësh në rritjen e kuriozitetit dhe mendimit kritik.

“GIZ Kosova ka mbështetur arsimin fillor në Kosovë tashmë 10 vjet. Ne kemi mbështetur shumë aktivitete siç është Fusha për llogaridhënie, trajnimi i nxënësve me nxënësit dhe përfshirja e të gjithë nxënësve të margjinalizuar në Kosovë”.

“Librat që po i shihni këtu, mësimdhënësit dhe nxënësit do të kenë mundësi që të zgjedhin se çfarë dëshirojnë të lexojnë, që shumë tituj do të jenë të përditësuar”.

Bashkëpunëtore në krijimin e kësaj hapësirë është edhe Komuna e Prishtinës. Blerta Basholli, drejtoreshë e Drejtorisë së Kulturës në këtë komunë tha se ata si komunë e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishme krijimin e kësaj qendre. Ndërsa tregoi se në biblioteka ka qarkullim të të rinjve kur shkëmbejnë libra, por që ka mungesë të aktviteteve.

Basholli u shpreh se janë OJQ-të, ato që po sjellin aktivitete dhe po krijojnë mundësi për rininë.

Aktualisht biblioteka qarkulluese është vendosur në kuadër të Qendrës për Edukim dhe Kulturë “Librat”, qendër kjo e cila mundësohet nga Komuna e Prishtinës, organizata ETEA dhe Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, programi i së cilës është pezulluar për shkak të pandemisë.

Të ngjashme