Plaçkitje në Dardani, policia kap një të dyshuar në flagrancë

Prishtinë | 03 Jan 2019 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka kryer arrestimin e një personi pak momente më parë në lagjen Dardania në Prishtinë.

Siç shihet nga pamje e siguruara nga Klan Kosova një person shihet i prangosur, ndërsa njoftohet se policia është vënë në ndjekje edhe të dyshuarve tjerë që kanë marrë pjesë në një plaçkitje të një dyqani në këtë lagje.

Klan Kosova ka kontaktuar policinë për të konfirmuar rastin dhe sapo të merret një përgjigje do të dalë lajmi i përditësuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme