Policia jep detaje për aksidentin në Vushtrri ku humbi jetën një 59 vjeçar

Prishtinë | 13 Qer 2021 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Policia ka njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:40 në rrugën “Lumni Surdulli” në Vushtrri.

Aksidenti ka ndodhur në mes një veture me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar i cili është arrestuar dhe biçiklistit, viktimës mashkull kosovar.

“Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë. Si pasoj e aksidentit viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ne vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore, ekipi i ndihmës së shpejtë dhe prokurori i shtetit”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme