Policia jep detaje për vrasjen dhe vetëvrasjen e djeshme

Prishtinë | 10 Maj 2019 | 10:42 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në raportin e saj ka regjistruar vrasjen në Rahovec dhe vetëvrasjen në Malishevë.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se në oborrin e shtëpisë ka gjetur pa shenja jete vëllain e tij viktimën mashkull K-Shqiptar me një plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”. 

“Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar,  është gjetur pa shenja jete dhe dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor ndërsa në vend ngjarje është gjetur një pistoletë me një gëzhojë dhe pesë copë fishekë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.

Të ngjashme