Policia në Mitrovicë shënon Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve

Prishtinë | 21 Nën 2019 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Në shënim të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, policia në Mitrovicë, kanë organizuar një ligjëratë me nxënësit e klasave të nënta të shkollës fillore ‘Skënderbeu’ në Mitrovicë.

Sipas njoftimit për media ligjërata e mbajtur me nxënës u realizua në bashkëpunim me OJQ-në ‘‘Save dhe Children’’ ku si temë ligjërimi dhe bashkëbisedimi ishte respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve.

“Nga ana e zyrtarëve policorë janë paraqitur dhe promovuar vlerat me të cilat policia çdo ditë me përkushtim e profesionalizëm i zbaton në fushën e respektimit dhe mbrojtjes së fëmijëve. Bashkëpunimi me OJQ -të dhe mekanizmat e tjerë ndërinstitucionalë është domosdoshmëri e rrugëtimit të përbashkët në përmbushjen e objektivave dhe përgjegjësive ndaj të drejtave të fëmijëve. Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të barabarta dhe gjithëpërfshirëse, është dhe mbetet përkushtimi i vazhdueshëm i Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme