Policia sekuestron armë në një aheng familjar

Prishtinë | 06 Kor 2021 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi ka pranuar inromacione se ka të shtëna me armë të zjarrit, ka marr veprimet e duhura policore dhe në dy raste të ndara, Ferizaj dhe Shtime, ka arritur të zbulojnë vendin dhe personat që kanë shkrepur me armë zjarri në ahengje familjare.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dy armë zjarri dhe dy karikatorë me disa fyshek.

Personat e dyshuar me inicialet E.H (M/SH/K) 39 vjeçar dhe F.B (M/K/SH) 26 vjeçar , pasi janë intervistuar nga policia , me vendim të Prokurorit nga Prokuria Themelore e Ferizajt , ndaj tyre janë inicuar rastet ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm ‘’ dhe ‘’Armëbajtje pa leje’’ , ndërkaq janë konfiskuar armët dhe municioni. Rastet janë në priocedurë të mëtejme hetimore.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te qytetarët që gjatë ahengjeve të tyre familjare, të mos përdorin armë të zjarrit , të mos lejohet që, gëzimi i tyre të kthehet në tragjedi, sepse çdo shkrepje e armës rrezikon jetën e njeriut, çdo plumb i shkrepur, godet një cak !

Të ngjashme