Policia vazhdon me patrullime, apelon për respektim të masave antiCovid

Prishtinë | 06 Maj 2021 | 08:24 | Nga Ekonomia Online

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë edhe sonte me inspektimin e masave antiCovid-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës, si pjesë e parandalimit dhe luftimit të përhapjes së koronavirusit.

Policia e Kosovës me njësitet e saja në terren dhe me institucionet tjera po bëjnë përpjekje në parandalimin e përhapjes së pandemisë, në mënyrë që të gjithë ne ti kthehemi normalitetit sa më parë.

Kjo është e mundur vetëm nese të gjithë së bashku i orientojmë objektivat tona në arritjen e qëllimit të përbashkët, respektimi i masave; mbajtja e higjienës, mbajtja e distancës fizike dhe bartja e maskës.

Ndryshe, sipas masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës, qytetarët dhe gastronomët e kanë të ndaluar qarkullimin, përkatësisht, kryerjen e aktiviteteve të biznesit nga ora 22:30 deri në 05:00 të mëngjesit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme